Aktualitet

Pedagogu në protestë: Flakën e saj do e mbajmë ndezur, ne jemi qëndrestarë

Një prej pedagogëve, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka deklaruar se ka ndryshuar mungesa e të protestuarit, në mnëyrë që të mos dëmtoheshin studentët.

8 Nëntor 2022, 11:53 Nga I.A
Pedagogu në protestë: Flakën e saj do e mbajmë ndezur, ne
Pedagogu

TIRANË- Pedagogët kanë mohuar zërat se protesta e tyre po shuhet. Një prej pedagogëve, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka deklaruar se ka ndryshuar mungesa e të protestuarit, në mnëyrë që të mos dëmtoheshin studentët. Ai ka shtuar se ata do të jenë qëndrestarë në protestë, duke e mbajtur flakën e saj ndezur.

“Jo protesta nuk po shuhet, por ka ndryshuar mënyrën e të protestuesit. Ne ndryshuam mënyrën e të protestuarit. Ne pushuam bojkotin absolut, por ne do jemi qëndrestarë këtu, ndoshta para kryeministrisë, ndoshta para ministrisë, ndoshta në parlament. Për ti thënë qeveritarëve që ne flakën e protestë do ta mbajmë ndezur. Ndoshta mund të mos ketë flakë të fortë, por edhe thëngjijtë po ti mbash me hi mund ta rindezësh flakën. Pra të ulësh tonin nuk do të thotë se harron problemin, por rëndësi ka ti japësh zgjidhje, ne zgjidhje do ti japim në ditët në vijim,” tha pedagogu.

 

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll