Politike

Heq dorë nga mandati, Duma rrëfen pengun: S'ia fal kurrë politikës së llumit që me goditje 'poshtë brezit' lëndoi tim bir

Fytyrat e politikanëve, Duma i konsideroi si fytra që nuk buzëqeshin, por zgërdhihen dhe flasin me stërkala pështyme, referuar ndotjes verbale. 

8 Nëntor 2022, 10:38 Nga F.M
Heq dorë nga mandati, Duma rrëfen pengun: S'ia fal kurrë
Grida Duma

TIRANË- Pengu më i madh i Grida Dumes, deputetes së Partisë Demokratike që hoqi sot dorë nga mandati është sulmi që ka përjetuar djali i saj, përgjatë kohës që ajo vetë ka qenë në politikë. Nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se 'politika e llumit' e ka goditur në mënyrë të ulet dhe se përmes këtyre sulmeve, është lënduar i biri. Fytyrat e politikanëve, Duma i konsideroi si fytra që nuk buzëqeshin, por zgërdhihen dhe flasin me stërkala pështyme, referuar ndotjes verbale. 

"Sot do t'ju them që ka një gjë që nuk do t'ia fal kurrë politikës së llumit. Ky ndoshta do të jetë pengu i jetës time. Godtija që bënte politika për mua poshtë brezit, godiste çdo ditë e më tepër tim bir. Do ti shfaqen shumë gogësima edhe atij, fytyra me shumë fytyra që duket sikur buzëqeshin, por janë zgërdhirje. Skërtalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me kolegët e mi, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve e tek të tjera, e goditën fort PD-në. Atëherë u quajt lualitet,"- tha Duma. 

grida duma grida duma jep doreheqjen nga pd grida duma le mandatin

Sondazh

Poll