Politike

Kush po bën "Korrupsion erotik", Berisha pa rezerva: Dihet kush janë dy ambasadorët, unë i kam thënë me emra

Sali Berisha tha se i është referuar dy ambasadorëve të cilët, sipas tij dihet kush janë. 

7 Nëntor 2022, 22:39 Nga k.m.
Kush po bën "Korrupsion erotik", Berisha pa rezerva: Dihet kush
Sali Beriusha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beriusha ka sqaruar deklaratën e disa ditëve më parë ‘korrupsion erotik’ që e lidhi me ambasadorët e huaj në vendin tonë. I ftuar në emisionin "Quo Vadis", Berisha tha se i është referuar dy ambasadorëve të cilët, sipas tij dihet kush janë. 

Më tej, shtoi se nuk përmendi emra por tha se, janë pikërisht ata që janë kanë sulmuar opozitën dhe kanë dalë në krah të Edi Ramës.

“Ata që u vërsulën kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën. Dy ambasadorët. Dihet ajo. Dy janë ata. Unë i kam thënë emrat e tyre. Dihet ajo. Kjo është e vërtet 100% se nëse ti sulmon opozitën ti ndihmon korrupsionin qeveritar dhe qeverinë.”– tha Berisha.

Mirëpo deri më tani, Berisha ka folur e ka përmendur vetëm 2 emra, ambasadoren amerikane dhe atë britanik, Yuri Kim dhe Alastar King-Smith.

alastar king-smith sali beriusha

Sondazh

Poll