Politike

Fluturimet e Ramës me charter, Sali Berisha: Ka një dhomë të madhe gjumi në avion, protesta jonë e vonuar...!

Sali Berisha foli për protestat, duke pranuar se ishin të vonuara, por shtoi se kur fillon orteku nis si një top i vogël dhe ecën duke fshirë çdo gjë që gjen përpara.

7 Nëntor 2022, 22:43 Nga k.m.
Fluturimet e Ramës me charter, Sali Berisha: Ka një dhomë të
Sali Berisha 

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama duke thënë se ai fluturon me charter me dhomë gjumi brenda.  I ftuar me emisionin "Quo Vadis", Berisha foli për protestat, duke pranuar se ishin të vonuara, por shtoi se kur fillon orteku nis si një top i vogël dhe ecën duke fshirë çdo gjë që gjen përpara.

“Protesta është e vonuar, por energjia dhe potenciali dhe urrejtja ndaj qeverisë Edi Rama është e pakufijshme. Edi Rama është sot një armik i etur i votës së shqiptarëve. Ka dhe një dhomë të madhe gjumi në avion. Ikën për vakanca, por nuk pyet për ata që rrinë në çadra nga tërmeti. Ky nuk ka shpirt.Do të ketë protesta të tjera edhe pas të shtunës. Tani fillon stina e protestave. Është populli ai që do të marrë situatën në dorë. Kur fillon orteku fillon si një top i vogël. Ecën dhe fshin përpara çdo gjë. Orteku fshin përpara nuk pyet, Këto protesta që kanë ndodhur janë të bekuara. Edhe biznesi mbylli qepenat. Por këto janë thjeshtë topat e borës që po përgatisin ortekun.

Do të komunikimet me qytetarët. Stina e protestave do të ketë sukses të plotë. Ka një manualpër metodat e mosbindjes civile. Tani fillon dueli me Edi Ramën. Duel me një armik që shkelmon mbinjerëzit e varfër që i vjedh çdo ditë. Shkatërron bizneset dhe fermat. Nxin emrin. Në Britani shqiptarët tejkalojnë afganët dhe sirianët. Unë nuk jam dakord prë etiketimet për emigrantët shqiptarë por nuk mund të them se fajin e ka Britania,”- tha Sali Berisha.

sali berisha 

Sondazh

Poll