Politike

Ilir Alimehmeti premton "audit" ndaj oligarkëve: Këto janë 3 prioritetet e mia për Bashkinë e Tiranës

Ilir Alimehmeti tha se do të kërkojë një audit nga ekspertët përpara zgjedhjeve, për të evidentuar të gjithë problematikat që lidhen me ndërtimet në qendër të Tiranës, kullat dhe interesat e oligarkëve.

7 Nëntor 2022, 22:45 Nga k.m.
Ilir Alimehmeti premton "audit" ndaj oligarkëve: Këto
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Kandidati në garën e primareve të Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti renditi 3 prioritetet e fushatës për Bashkinë e Tiranës deklaroi tre më kryesoret. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ilir Alimehmeti tha se do të kërkojë një audit nga ekspertët përpara zgjedhjeve, për të evidentuar të gjithë problematikat që lidhen me ndërtimet në qendër të Tiranës, kullat dhe interesat e oligarkëve.

Megjithatë Alimehmeti nuk foli për ndërtime apo biznesmenë konkretë.

“Prioritet 1: Zhdukje aferash, humbjesh, vjedhjesh të çdo lloj tipi. Prioritet 2: Rishikim i planit urbanistik, jo hedhje poshtë, por rishikim me syrin si duhet, edhe me ekspertë edhe me dëgjesa. Prioritet 3: Një plan i qëndrueshëm ekonomik edhe pa risk. Ne na është thënë se Tirana ka të ardhurat që janë në risk se i ka nga ndërtimi që është afatshkurtër dhe mbi 60 për qind të të ardhurave vijnë nga ndërtimi dhe nuk ka një plan të qëndrueshëm afatgjatë. Kullat nuk vijnë me firmën e kryetarit të Bashkisë, por të KKRT. Ne duhet ta kemi konkrete situatën. Nëse populli është dakord me këtë… Mendoj që zona historike, zona ku ka monumente kulture, duhet bllokuar totalisht,”-tha Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll