Bota

The Times zbulon arsyen pse nuk u transmetua dokumentari për Mbretin Charles III: Treguam respekt për Mbretëreshën

Dokumentari do të tregojë marrjen e pushtetit e pushtetit nga Mbreti i ri. Në dokumentar ka intervista me vetë Mbretin, ish-kryeministra, sekretarë dhe njerëz të mbretërisë. John Bridcut tha se 'I lindur për të qenë Mbret' ishte planifikuar të transmetohej në ditën e tretë pas vdekjes së Mbretëreshës të enjten, më 8 shtator, por që u shty për arsye që ata tashmë i sqaruan. 

8 Nëntor 2022, 08:14 Nga e.k
The Times zbulon arsyen pse nuk u transmetua dokumentari për Mbretin
Mbreti Charles III

BRITANI- Drejtuesit e BBC kanë treguar arsyen se përse dokumentari "I lindur për të qenë mbret" nuk u transmetua dhe pse ishte parashikuar vite më parë. Sipas BBC dokumentari u ndalua pasi ata mendonin se do të ishte një mos respekt ndaj Mbretëreshës, e cila ndërroi jetë. 

Dokumentari do të tregojë marrjen e pushtetit e pushtetit nga Mbreti i ri. Në dokumentar ka intervista me vetë Mbretin, ish-kryeministra, sekretarë dhe njerëz të mbretërisë. John Bridcut tha se 'I lindur për të qenë Mbret' ishte planifikuar të transmetohej në ditën e tretë pas vdekjes së Mbretëreshës të enjten, më 8 shtator, por që u shty për arsye që ata tashmë i sqaruan. 

Bridcut shton se e sheh si të nxituar vendimin e BBC për të ndaluar transmetin si dhe shton se kjo tregon se familja mbretërore ka një ndikim të madh tek ata. Ish-prezantuesja e Question Time, 83 vjeçe, ka akuzuar transmetuesin për shmangien e temave "që mendojnë se shikuesit e tyre nuk do t'i pëlqejnë" pasi u kthye për të mbuluar funeralin e Mbretëreshës muajin e kaluar.

“Unë mendoj se ata kishin frikë se mos akuzoheshin se nuk i dhanë vdekjes së mbretëreshës kohë dhe respekt të mjaftueshëm. Ata nuk vlerësuan setrishtimi për vdekjen e Mbretëreshës do të shoqërohej me një ndjenjë mirëseardhjeje për Mbretin e ri. Të dyja shkojnë paralelisht, jo njëra që e zëvendëson tjetrën”, tha ai.

Programi eksploron fushatën e jetës së Charles për çështje mjedisore dhe sociale dhe çfarë mund të presin britanikët nga monarku i ri.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll