Politike

Urdhëri i Ramës zbatohet nga 8 drejtorë në Shkodër, japin dorëheqjen. PD: PS në duart e Tom Doshit

29 Gusht 2019, 16:44 Nga DOSJA
Urdhëri i Ramës zbatohet nga 8 drejtorë në Shkodër,

SHKODËR- Një ditë pas urdhrit të Edi Ramës, i cili iu komunikua dhe verbalisht në një mbledhje që i nxori kokëulur, 8 drejtorë rajonalë në Shkodër kanë dhënë dorëheqjen.

Në mbledhjen e zhvilluar dje në selinë e PS ishte vetë kryeministri Edi Rama që u kishte kërkuar drejtorëve që të dorëhiqeshin dhe zëvendësimi i tyre do të bëhej nga gra, pasi duhej rregulluar imazhi i PS në Shkodër pas skandalit me Valdrin Pjetrin.

Kështu sot dhanë dorëheqjen njëherazi 7 drejtorë: Kadri Ymeri, Drejtor i DAR Shkodër; Ardian Dajti, Drejtor i Spitalit të Shkodrës; Mustaf Kraja, Drejtor i Bujqësisë Shkodër; Luan Heta, Drejtor i HEC Vau Dejës; Edmond Emini, Drejtor i Postës Shkodër, Kryetar i PS Shkodër; Agim Dardha, Drejtor Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër; Astrit Beci, Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër. Ndërkohë, pak orë më vonë dha dorëheqjen edhe drejtori i hetimit tatimor në Shkodër, Agim Shimaj, i cili ishte emëruar më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Denaj.

Për këtë lëvizje të rrufeshme me urdhër të Ramës, ka reaguar dhe dega e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila në një reagim për mediet shkruan se Rama po vendos Partinë Socialiste në administrimin e Tom Doshit.

Partia Socialiste mblodhi dje Kryesinë. Rama kërkoi nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të jepnin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati doli kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Për Ballën, Pjetri ka përgjegjësi personale. Ndërsa nuk u gjet një emër zëvendësues për Valdrin Pjetrin.

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 shkarkimi i drejtoreve urdheri i rames per shkarkimet dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 shkarkimi i drejtoreve urdheri i rames per shkarkimet

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2019, 07:34

Shqipëri– Një ditë më parë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati doli kundër vendimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimet e drejtorëve në Shkodër. Pakënaq...