Sport

Kjo ndodh vetëm më Amerikën Latine, rekordi i padëgjuar! ‘Skuqet’ Superkupa e Argjentinës, Racing fitues…

10 kartona të kuq në 130 minuta lojë, ndeshje ndërpritet pasi Boca Juniors mbeti me 6 lojtarë në fushë, Racing fiton trofeun pas rezultati 1-2...

7 Nëntor 2022, 16:35 Nga DOSJA

Kjo ndodh vetëm më Amerikën Latine, rekordi i padëgjuar!

ARGJENTINE - Dhjetë kartona të kuq në një ndeshje të vetme futbolli; është dicka që nuk mendohet as për videolojërat, por që ka ndodhur me të vërtetë. Bëhet fjalë për Superkupën e Argjentinës mes Boca Juniors dhe Racing me këtë të fundit të fitoi me rezultatin 2-1 në minutën e 118-të me tre kartona të kuq në radhët e tij, pasi arbitri Facundo Tello nuk e mbajti aspak dorën teksa i nxorri kartonat e kuq nga xhepi i tij me breshëri.

Të parët që lanë fushën e lojës ishin Sebastian Villa dhe Johan Carbonero, që u kapën në minutën e fundit shtesë të kohës së rregullt të ndeshjes, që u mbyll me rezultatin 1-1. Në pjesën e parë të kohës shtesë, Facundo Tello që do të gjykojë edhe ndeshje të Botërorit, përjashton nga fusha edhe Alan Varelan, duke e lënë Boca Jr. me 9 futbollistë, por situata u nxeh pas golit të Carlos Alcaraz. Racing humbi pikërisht autorin e golit dhe Jonathan Galvan, ndërkohë që te Boca Juniors u dërguan në dhomat e zhveshjes me kartonin e kuq edhe Luis Advincula, Carlos Zambrano që ishin zëvendësuar, Diego Gonzalez në stol e Frank Fabra.

‘Qershia mbi tortë’ ishte momenti i minutës së 130-të, pasi mbi kohën shtesë u dhanë edhe 10 minuta të tjera ekstra. Arbitri kërkoi në monitorin e sistemit VAR për të parë gjestin e Benedetos, që la të nënkuptohej marrja e ryshfetit nga arbitri dhe Tello nuk e kurseu aspak edhe atë, duke i treguar kartonin e kuq, i shtati në total për Boca Junior, ndërkohë që ishte i pesti për lojtarët në fushën e lojës për skuadrën kampione të Argjentinës. Me 6 lojtarë në fushë është e pamundur vazhdimi i ndeshjes dhe kështu Racing fitoi këtë superkupë të stilit ‘Far West’.

Për sa i përket futbollit, Norberto Briasco i dha avantazh Bokës në minutën e 19-të, por goli i barazimit të Matías Rojas erdhi në minutën e 22-të dhe do të mbyllte 1-1 kohën e rregullt të 90 minutave. Në kohën shtesë, Carlos Alcaraz, në minutën e 119-të shënoi në 1-2 dhe i dha trofeun skuadrës së Racingut.

Kjo ndodh vetëm më Amerikën Latine, rekordi i padëgjuar!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll