Sport

Tifozët e Juventusit ofendojnë Dzekon, boshnjaku nuk i mban nervat dhe i përgjigjet me një gjest të turpshëm

Mardhënie e vështirë mes Edin Dzekos dhe 'Allianz Stadium' të Torinos. Prillin e kaluar sulmuesi boshnjak, ndoshta i provokuar, pati një debat të nxehtë nga pankina me një tifoz të Juventusit duke e ftuar atë "të ngrihet nëse kishte guxim".

7 Nëntor 2022, 16:31 Nga DOSJA

Tifozët e Juventusit ofendojnë Dzekon, boshnjaku nuk i mban nervat dhe

ITALI- Mardhënie e vështirë mes Edin Dzekos dhe 'Allianz Stadium' të Torinos. Prillin e kaluar sulmuesi boshnjak, ndoshta i provokuar, pati një debat të nxehtë nga pankina me një tifoz të Juventusit duke e ftuar atë "të ngrihet nëse kishte guxim".

Dje në minutat e fundit, Dzeko debatoi me një djalë që mbante topat se nuk nxitonte me rifillimin e lojës. Më pas tifozët filluan ofendimet ndaj boshnjakut, me kore kundër nënës së tij (burime të tjera në ueb flasin edhe për refrenin “je cigan”), të cilit ai iu përgjigj drejtpërdrejt nga fusha me një gjest, duke prekur pjesët intime.

E.Ç (Dosja.al)

dzeko juventus

Sondazh

Poll