Politike

Buxheti për arsimin, Partia e Lirisë shpalos amendamentet e propozuara: Financim mujor për çdo student

PL do të kërkojë mbështetje financiare për studentët dhe mbështetje për kërkimin shkencor.

7 Nëntor 2022, 17:32 Nga A.B
Buxheti për arsimin, Partia e Lirisë shpalos amendamentet e
Takimi i Partise se Lirise

TIRANË- Përfaqësues të Partisë së Lirisë, shpalosën ditën e sotme propozimet e tyre për të ndihmuar studentët dhe arsimin në vend. Nënkryetarja e PL-së, Floida Kërpaçi, listoi amendamentet e propozuara për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin.

PL do të kërkojë mbështetje financiare për studentët, gati 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Partia e Lirisë, kërkon mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

Amendamentet e propozuara nga Partia e Lirisë për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin:

1 - Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

2 - Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

3 - Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.

4 - Do të kërkojmë rritjen e pagave të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin e pritshëm.

5 – Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.

partia e lirise

Sondazh

Poll