Politike

Rama konfirmon Arbanën në Shijak: Ikja është trend, 637 shtëpitë janë tuajat, ju helmuan mendjen me rrena (E plotë)

Kryeministri Edi Rama është shprehur në dorëzimin e çëlesave për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik, nuk ka bërë dallim mes të emigruarve dhe vendasve. Ai tha se në mos herët apo vonë, çdo shqiptar do të kthehet në atdheun e tij dhe se vala e emigracionit për të, është vetëm një trend.

7 Nëntor 2022, 15:06 Nga F.M
Rama konfirmon Arbanën në Shijak: Ikja është trend, 637
Edi Rama

SHIJAK- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shijak, aty ku u hodh shorti për qytetarët që do të marrin banesa pasi janë prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Shorti u hodh për 637 familje që pritet të akomodohen në 31 pallatet e rindërtuara në Shijak. Kreu i qeverisë tha se hipoteka e shtëpive do tu dorëzohet pa pasur nevojë që të paguajnë asgjë ekstra qytetarët, ndërsa nuk la pa sulmuar sërish mediat. Rama tha se me siguri pasditeve do të përballet me kronika që dëshmojnë se banorët në Shijak janë lënë të pastrehë. Ai përsëriti faktin që biznesmenët e mëdhenj do të gjobiten 10 herë më shumë se ata të vegjlit.

“Nuk guxon të hapësh televizorin apo portalin se të mbysin në rrena e ta bëjnë gjakun helm. Rrenë që do dhjetëfishohen gjobat për biznesin e vogël. Ata janë motori më i rëndësishëm i gjithë rrjetit të ekonomisë sonë. Rrena e shpërndarë njësoj siç mund të dalë sot në kronika ku do të thuhet që kryetari i bashkisë më ka lënë pa shtëpi. I gëzofshi shtëpitë, do i merrni me tapi dhe nuk do paguani asnjë kokërr leku. Jua bënë gjakun helm se thonin do jua shesin shtëpitë. Gjobat do të rriten deri në 10-fish për të mëdhenjtë që abuzojnë ndërsa për të vegjlit do vazhdojë taksa zero, mbështetja maksimale, nuk do jua japin fare,”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama është shprehur në dorëzimin e çëlesave për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik, nuk ka bërë dallim mes të emigruarve dhe vendasve. Ai tha se në mos herët apo vonë, çdo shqiptar do të kthehet në atdheun e tij dhe se vala e emigracionit për të, është vetëm një trend.

Por, valës së ikjeve nga Shqipëria, qeveria ka vendosur t’i përgjigjet përmes propagandës së inçizuar në Shijak. Ishte një zonjë e pranishme mes qytetarëve që sot presin të tërheqin çelësin e shtëpisë së rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, tha se ishte emigrante prej 30 vitesh në Belgjikë, por me shpirt jetonte në Shijak. Zonja në fjalë u shpreh se është krim të largohesh nga Shqipëria, pasi në Belgjikë paguanin 500 euro çdo muaj, energji elektrike dhe gaz. Ajo shtoi dhe faktin që në vendin e huaj shqiptarët përbuzen për të qenë më koherente me fjalët e kryeministrit Rama që prej ditësh përplaset me autoritetet britanike për valën e emigrantëve.  

edi rama

Sondazh

Poll