Politike

Primaret e PD-së, mjeku shpall kandidaturën për Bashkinë Korçë

Gjergji Gjata është i pari që ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Korçës.

7 Nëntor 2022, 16:04 Nga A.B
Primaret e PD-së, mjeku shpall kandidaturën për Bashkinë
Gjergji Gjata

KORÇË- Mjeku Gjergji Gjata ka shpallur kandidaturën për në primaret e Partisë Demokratike për të qenë ai kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai është i pari që ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Korçës.

“Te nderuar miq dhe dashamirës, Demokratë dhe demokrate!Nisur nga kërkesa e vazhdueshme e shumë prej jush, por edhe ndjeshmërisë njerëzore dhe qytetare, për ti shërbyer njerëzve dhe qytetit në një dimension tjetër, kam vendosur të shpall kandidaturen time në primaret që zhvillohen nga koalicioni opozitar për kryetar Bashkie të qytetit tonë.

Është momenti që gjithsecili prej nesh të japë kontributin e tij në shërbim të vendit tonë, për të ndaluar regresin, largimin masiv të shqiptarëve shkaktuar nga keq-qeverisja si në nivel qëndror ashtu dhe atë lokal.Të gjithë së bashku ne duhet të kthejmë shpresën për qytetarët tanë.Ju faleminderit për mbështetjen!”- thotë ai.

6 nëntori ishte afati përfundimtar për të depozituar kandidaturat për primaret e demokrateve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Për Durrësin afati është shtyrë deri më 8 nëntor. Ditën e sotme, Albana Vokshi ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të vetëshpallur në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Në një deklaratë për mediat ajo lexoi emrat e kandidatëve, Adriana Kalaja, Belind Kelliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet

gjergji gjata primaret ne pd

Sondazh

Poll