Politike

Takimi me Ramën, ambasadorja Greenfield: E falënderova për partneritetin e palëkundur të Shqipërisë

Greenfield vlerëson mbështetjen e Shqipërisë përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit.

7 Nëntor 2022, 17:15 Nga A.B
Takimi me Ramën, ambasadorja Greenfield: E falënderova për
Takimi

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield takoi ditën e sotme kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri. Me anë të një postimi në Twitter, Greenfield vlerëson mbështetjen e Shqipërisë përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit.

POSTIMI:

Është mirë të takohem me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa shënojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, e falënderova për partneritetin e palëkundur të vendit të tij, veçanërisht përballë kërcënimeve nga agresioni rus dhe sulmet kibernetike iraniane.

linda thomas-greenfield ne shqiperi

Sondazh

Poll