Politike

'Ligjet'/ Mazniku: Rritet përkrahja sociale për shtresat në nevojë na duhen më shumë para për Rindërtimin

Mazniku deklaroi se buxheti për të gjitha bashkitë për këtë vit është 17% më i lartë se viti paraardhës duke shënuar rritje nga viti në vit.

7 Nëntor 2022, 15:33 Nga A.B
'Ligjet'/ Mazniku: Rritet përkrahja sociale për shtresat
Arbjan Mazniku

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku deklaroi ditën e sotme se përkrahja sociale për shtresat në nevojë do të vazhdojë të rritet në muajt në vijim. Teksa ishte duke raportuar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Mazniku deklaroi se kjo do të bëhet jo vetëm me buxhetin e drejtpërdrejtë të bashkisë, por edhe përmes bashkëpunimit me komunitetet e tjera publike.

Bashkitë janë duke marrë masa për fokus të veçantë te mbështetja sociale. Duke pasur parasysh që kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit ka impakt te këto grupe shoqërore. Përkrahja sociale të paktën në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë dhe do të rritet. Do të shohim mundësinë si në muajt në vijim tí vijmë në ndihmë shtresave në nevojë përtej 6%. Jo vetëm me buxhetin tonë të drejtpërdrejtë, por duke bashkuar forcat edhe me komunitetet publike apo fetare, që atyre familjeve në nevojë këtë situatë tí gjendemi më pranë”, deklaroi Mazniku.

Bashkitë në Shqipëri kanë kërkuar më shumë para për rindërtimin nga tërmeti. Sipas Maznikut, fondet e para kanë qenë të pamjaftueshme.

“Rindërtimi duhet te ketë angazhim më të madh nga qeveria për të pas mundësi të mbyllin me shumë projekte, jemi të ndërgjegjshëm që është vit i vështirë financiar, por duhet të shohim mundësinë ta përqasim si çështje.” –shprehet Mazniku në seancën dëgjimore.

Ai u shpreh se programi i kredive të buta do të vijojë edhe vitin që vjen duke theksuar se ka një program të përbashkët me qeverinë për këtë çështje. Mazniku deklaroi se buxheti për të gjitha bashkitë për këtë vit është 17% më i lartë se viti paraardhës duke shënuar rritje nga viti në vit.

Sa i përket kredive kemi program të përbashkët me qeverinë. Qeveria ka mbështetur bashkitë kryesore me një program të posaçëm për kreditë e buta. Para pak ditëve u akorduan 486 fitues, kryesisht familje të reja sepse programi është i fokusuar te familjet e reja. Kemi një program të dytë që financohet nga buxheti i bashkisë për këtë çështje. Besojmë se është një program që do të vijojë edhe vitin tjetër edhe te mbështetja sociale nga qeverisja qendrore dhe nga bashkia, tha Mazniku.

arbjan mazniku komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll