Politike

Kandidat për primaret e PD, Jul Deda: Lajmin e mësova në mes të trafikut, pluhurit dhe të zhurmave

Deda ka publikuar një foto nga makina duke thënë se aty e kishte marrë lajmin, ndërkohë që gjendej mes trafikut dhe smogut të Tiranës. Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.

7 Nëntor 2022, 15:56 Nga A.B
Kandidat për primaret e PD, Jul Deda: Lajmin e mësova në mes
Jul Deda

TIRANË- Aktori i njohur Julian Deda është një nga 7 kandidatët për në garën e Primareve në Partinë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës. Deda ka publikuar një foto nga makina duke thënë se aty e kishte marrë lajmin, ndërkohë që gjendej mes trafikut dhe smogut të Tiranës. 

'Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite. Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj. Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…! -shkruan Jul Deda.

Aktori i njohur së bashku me 6 persona të tjerë janë në garë për primaret e Partisë Demokratike. Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.

jul deda primaret ne pd

Sondazh

Poll