Politike

I soset durimi! Rama ndërpret komisioneren në Shijak: Do e hedhësh shortin apo jo? Leji fjalimet po vazhdo aty

Rama ngre zërin dhe kërkon me ngulmim nisjen e shortit.

7 Nëntor 2022, 13:40 Nga A.B
I soset durimi! Rama ndërpret komisioneren në Shijak: Do e
Rama ne Shijak

SHIJAK- Kryeministri Edi Rama nuk kishte shumë durim sot. Teksa ishte në Shijak, në procesin e hedhjes së shortit për familjet që përfitojnë banesa të reja pas tërmetit, ai kërkoi që të mos kishte asnjë falenderim. Komisionerja, e cila ishte përzgjedhur për të moderuar shortin, nisin fjalimin e saj me falenderime. Ramës kjo nuk i pëlqeu aspak. Ai e ndërpreu duke e pyetur se nëse do e hedhë shortin apo kishte dalë aty për të falenderuar. Edhe pas vërejtjes së Ramës, ajo vijoi me falenderimet. Kreu i Qeverisë e ndërpreu dhe i kërkoi me ngulmim që të hidhte shortin.

BISEDA:

Gruaja: Prania juaj sot na nderon...

Rama; Do e hedhësh shortin tani, për atë dole apo jo, leji fjalimet po hidh shortin që të marrin shtëpinë këta.

Gruaja: Ju falenderoj për çdo gjë që keni bërë për vendin tonë.

Rama; Me nder qofsh po hidh shortin. 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shijak. Ai ishte në lagjen e re, e cila është e mbushur me pallate, zonë në të cilën do të strehohen 637 familjet e goditura prej tërmetit.

edi rama rama ne shijak

Sondazh

Poll