Politike

40 mijë shqiptarë ikin drejt Anglisë, Rama: Është trend, në mos herët, vonë do kthehen në atdhe

Rama tha se në mos herët apo vonë, çdo shqiptar do të kthehet në atdheun e tij dhe se vala e emigracionit për të, është vetëm një trend.

7 Nëntor 2022, 13:34 Nga F.M
40 mijë shqiptarë ikin drejt Anglisë, Rama: Është
Edi Rama

SHIJAK- Kryeministri Edi Rama është shprehur në dorëzimin e çëlesave për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik, nuk ka bërë dallim mes të emigruarve dhe vendasve. I pranishëm në Shijak në një rast ku u ndanë çelësat, Rama tha se në mos herët apo vonë, çdo shqiptar do të kthehet në atdheun e tij dhe se vala e emigracionit për të, është vetëm një trend.

“Ne nuk kemi bërë asnjë dallim. Atyre që janë këtu, i kemi dhënë bonus. Atyre që janë në emigracion, ju kemi ndërtuar shtëpinë. Me herët se sa vonë, shumëkush prej tyre do të kthehen këtu. Ky është trend historik. E kanë kaluar vendet e tjera para nesh. Ne na ka qëlluar ta kalojmë të fundit. Se të fundit kemi dalë nga ferri i komunizmit. Mos ta shajmë Shqipërinë në gjuhë të huaj,”- tha Rama.

edi rama shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll