Politike

"Nënë Liza e çunat e OFL-së morën toka"/ Pedagogu Goci nxjerr blof Veliajn: Tek '5 Maji' ndërtojnë trafikantët e drogës, ata s'kanë banesa akoma

Ai u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të nisin hetimet, ndërkohë që shton se Nënë Liza e banorët e tjerë nuk kanë bërë asnjë kompromis me kryebashkiakun Veliaj dhe janë ende pa banesa.

7 Nëntor 2022, 13:48 Nga F.M
"Nënë Liza e çunat e OFL-së morën toka"/
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci

TIRANË- Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci shkruan se lejet për ndërtime në zonën e 5 Majit”, ku dhjetëra banorë mbetën pa shtëpi, u janë dhënë trafikantëve të drogës, njerëz të dënuar në Angli e Spanjë. Në një postim në Facebook, teksa hedh poshtë deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili këmbëngul se Liza Marku që u bë e njohur si Nënë Liza në protestat e mbajtura ka marrë 500 metra katrorë tokë, Goci shton se ndaj trafikantëve të drogës që po ndërtojnë aty, nuk është marrë asnjë masë. Ai u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të nisin hetimet, ndërkohë që shton se Nënë Liza e banorët e tjerë nuk kanë bërë asnjë kompromis me kryebashkiakun Veliaj dhe janë ende pa banesa.

Çfarë thuhet në video?

Erion Veliaj më 5 nëntor 2011: Ja po ju sfidoj sot, shkoni pyesni Nënë Lizën, ikona e Partisë Demokratike bashkë me çunat e vet të OFL-së që u rreshtuan me 20 'Range River'-a, kanë firmosur dhe kanë 500 metra katrorë tokë te Stefano Boeri tek '5 Maji', sepse e kuptuan që nuk e ndalon dot zhvillimin e Tiranës. 

Liza Marku më 6 nëntor 2011: As kam firmos, as bonus, as kontratë, asnjë metër s'kam marrë. I OFL-së është Erion Veliaj bashkë me Ramën, unë nuk kam marrë asgjë. 

Postimi:

Kryetari me mandat njepartiak, pa zgjedhje te verteta te lira, siç ka mandatin ashtu dhe sillet. I zhytur deri gryke ne llumin e paligjshmerise, me lidhje kriminale me mafian e ndertimit, dhe i dyshuar per pastrim parash, mashtron qytetaret e Tiranes, duke u perpjekur te mbuloje mutsihanet me artileri genjeshtrash dhe manipulime faktesh sipas nevojes se vet. Per te mbuluar zullumet te "5 Maji", genjen per te disaten here qe banoret atje, me specifikisht Nene Liza, megjithese kane refuzuar me dinjitet dhe trimeri qe te ndyhen me parate dhe pasurite e nyta qe ai u propozon, vazhdon dhe thote se ata jane pajtuar me gjellen e vet te prishur qe mban ere deri ne Hene. Per te disaten here, shume banore dhe Nene Liza, me specifikisht dje, ka pergenjeshtruar mashtrimin se ajo ka rene ne kompromis me Bashkine per shtepine. Imagjinoni, te keni per te zgjedhur mes nje te dyshuari per pastrim parash dhe Nene Lizes, se ke do te besonit, besoj se zgjedhja eshte e thjeshte. Ajo qe dihet me siguri qe shume nga lejet qe jane dhene te zona e "5 Maji", u jane dhene trafikanteve te droges, njerez me emer dhe mbiemer, te arrestuar, ne Angli, Spanje dhe gjetke. Asnje mase konfiskimi ndaj tyre, megjithese pronaret jane ne burg. Asnje hetim per kryetarin e bashkise, per te cilin sot duhet hetuar per te gjetur ndonje leje te ligjshme, se te paligjshmet jane sheshit. SPAK ka mbyll hunde, veshe, sy e goje, eshte bere si polikanet, ia kendon premtimeve. Do bejme namin thone. Ne fakt namin po e ben tjeterkush, aq sa i ka dale nami i zi, por SPAK e ka merak qe te ruaje namin e OJF-je e bitisur nga ata qe drejtesine e bejne vete, me gjuhen e hurit dhe te litarit. Do mjaftonte vetem nje hap minimal qe Nene Liza ta kalonte pleqerine e qete, dhe ata qindra te persekutuar me pa te drejte te gjenin drejtesi. Ata nuk dorezohen, sepse jane pjesa me e gjalle e shoqerise, nje jete e ndertuar mes sakrificash, nuk lihet te ta rrembej nje rrondokop rilindas.

liza marku ervin goci

Sondazh

Poll