Aktualitet

Tentoi të kalonte në Francë me 23 kg kanabis të fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Spanjë

Pas kontrollit agjentët e Policsë kanë konstatuar dhe lëndën narkotike të fshehur në bagazhin e makinës me targa franceze. 

7 Nëntor 2022, 15:52 Nga e.k
Tentoi të kalonte në Francë me 23 kg kanabis të fshehur
Droga e sekuestruar

SPANJË- Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga Policia spanjolle pasi u kap në tentativë për të kaluar kufirin me Francën me një sasi prej 23 kilogramë kanabis. Shqiptari identiteti, i të cilit nuk është bërë i ditur u arrestua më 4 nëntor pasi u ndalua në një kontroll rutinë.

Pas kontrollit agjentët e Policsë kanë konstatuar dhe lëndën narkotike të fshehur në bagazhin e makinës me targa franceze. 

37-vjeçari ishte banues në Francë dhe poseidonte dokumente. Ai tashmë do të përballet me akuzën e e trafikut të lëndëve narkotike ndërkohë hetimet në lidhje me ngjarjen po vijojnë ende nga autoritetet ndërsa marijuana u konfiskua nga Policia.

spanje

Sondazh

Poll