Bota

Çfarë shkruhet në letrat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe: Është e parevokueshme

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës në Facebook janë publikuar shkresat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës serbe.

7 Nëntor 2022, 15:01 Nga I.A
Çfarë shkruhet në letrat e dorëheqjeve të
Lista Serbe

KOSOVË- Lista Serbe sot ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës në Facebook janë publikuar shkresat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës serbe.

“Në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës unë….numri personal…deputet i i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e deputetit”, thuhet në shkresen e dorëheqjes.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensione në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll