Aktualitet

Kërkoi masë më të butë sigurie, shtyhet seanca ndaj Lefter Kokës, ekspertët s’u paraqitën në gjyq

Ekspertët duhet të ishin në sallë për të folur në lidhje me gjendjen shëndetësore jo të mirë që kanë konstatuar për ish-ministrin, por për arsye që nuk dihen, nuk janë paraqitur.

7 Nëntor 2022, 11:46 Nga F.M
Kërkoi masë më të butë sigurie, shtyhet seanca ndaj
Lefter Koka

TIRANË- Është shtyrë sërish seanca në gjyq ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet pas hekurave për shpërndorim detyre. Mësohet se Koka kishte kërkuar mbajtje séance për një masë më të butë sigurie, por ekspertët nuk janë paraqitur në sallë, ndaj seanca është shtyrë.

Ekspertët duhet të ishin në sallë për të folur në lidhje me gjendjen shëndetësore jo të mirë që kanë konstatuar për ish-ministrin, por për arsye që nuk dihen, nuk janë paraqitur.

Një javë më parë, avokati i Lefter Kokës, Julian Mërtiri deklaroi se është e padrejtë që ish-ministri të mbahet në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai paralajmëroi se në vijim do të dalin fakte dhe prova të reja.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në burg ish ministrin Lefter Koka në maj të këtij viti. Ai akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.

lefter koka

Sondazh

Poll