Aktualitet

Dhunohet efektivi i policisë në Vlorë, një grup të rinjsh i thyejnë nofullën dhe e bëjnë për spital

Ata janë futur në mjetin e Policisë së Shtetit dhe aty ka nisur konflikti. Të rinjtë kanë nisë të godasin efektivin, të cilit i kanë thyer nofullën dhe e kanë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. 

7 Nëntor 2022, 10:52 Nga F.M
Dhunohet efektivi i policisë në Vlorë, një grup të
Foto Ilustruese

VLORË- Një efektiv policie në Vlorë është dhunuar nga një grup të rinjsh dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se polici, identiteti i të cili nuk bëhet me dije ka ndaluar të rinjtë që po shkaktonin rrëmujë në qytet dhe ka dashur t'i shoqërojë në komisariat.

Ata janë futur në mjetin e Policisë së Shtetit dhe aty ka nisur konflikti. Të rinjtë kanë nisë të godasin efektivin, të cilit i kanë thyer nofullën dhe e kanë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. 

Më pas ata janë larguar. Efektivi ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa identitetet e të rinjve nuk janë zbardhur ende. 

policia e vlor dhunohet efektivi ne vlore

Sondazh

Poll