Aktualitet

Të shtënat me armë ne Kamëz, arrestohet 39-vjeçari, ishte i dehur kur qëlloi në drejtim të mjeteve të parkuara

Shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g.

7 Nëntor 2022, 11:18 Nga F.M
Të shtënat me armë ne Kamëz, arrestohet 39-vjeçari,
Arma e zjarrit

KAMËZ- Fatmir Musteqja, 39 vjeç është personi që vuri në panik Kamzën një natë më parë pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara në rrugën “Donald Trump”. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se i riu është vënë në pranga pas disa orësh ndjekjeje, nga momenti që qëlloi me armë. Shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g. Si pasojë e të shtënave pati vetëm dëme materiale në dy makina dhe nuk pati të lënduar.

Njoftimi i policisë Kamzë, Tiranë/

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve intensive të zhvilluara gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, me qëllim kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri, në drejtim të disa automjeteve të parkuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Smart”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bllokua automjeti me të cilin qarkullonte 39-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në kuadër të operacionit “Blue Smart”, shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Kamzë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

te shtena ne kamez fatmir musteqja

Sondazh

Poll