Aktualitet

Tërmeti tragjik, Gjykata i jep pafajësinë biznesmenit që dëmtoi pallatin dhe ish-drejtorit të ALUIZNIT

Ndërkohë janë dënuar me 1 vit burg me kusht, të konvertuar në shërbim prove: Albrend Qetka, Skerdi Bello dhe Aldo Dakovelli që u akuzuan për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

7 Nëntor 2022, 10:46 Nga F.M
Tërmeti tragjik, Gjykata i jep pafajësinë biznesmenit që
Tërmeti, Durrës

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm 4 persona ndërsa 3 të tjerë janë dënuar me nga 1 vit burg që konvertohet në shërbim prove, tre vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ngjarje që la pas 51 viktima. Të lirë janë lënë: Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet; Artur Çela, ish-drejtori i INUV; Artur Terziu dhe Nevjana Isufi. 

Ndërkohë janë dënuar me 1 vit burg me kusht, të konvertuar në shërbim prove: Albrend Qetka, Skerdi Bello dhe Aldo Dakovelli që u akuzuan për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Të treve u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Çfarë ndodhi më 26 nëntor?

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la pas 51 viktima e mbi 100 të plagosur. Të moshuar, burra, gra e fëmijë dolën në jashtë shtëpivë në orën 04:00 të mëngjesit të tmerruar nga lëkundjet e forta që prekën kryesisht Durrësit e Tiranën. Edhe tre vite pas kësaj ngjarjeje tragjike, qindar familjarë janë ende në pritje të rindërtimit të shtëpive të tyre nga shteti, ndërkohë që jetojnë nga çadra. Termeti nxorri në pah dhe shkeljet e abuzimet me ndërtimet në vend, kryesisht në bregdetin e Durrësit.

Terziu u akuzua se kishte bërë ndërhyrje në strukturën e pallatit duke holluar muret e duke prishur bazamentin mbajtës të pallatit. Në këtë mënyrë, ai kishte përfituar hapësirë për lokalin e tij “Barons”, por kjo gjë solli pasoja të rënda me goditjen e tërmetit, pasi pallati nuk kishte më bazament. Si pasojë e shembjeve, dy persona ndërruan jetë. Shumë banorë të godinës akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua një vit më vonë, por pak ditë më pas u vendos të ndiqej në gjendje të lirë. Bashkë me të u vu nën akuzë edhe ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili i kishte miratuar lejen për ndërhyrjen. Hapja e dosjeve vuri nën hetim edhe zyrtarë të tjerë, për të cilët vijon ende procesi.

termet 26 nentor 2019 gjykata e durrësit artur Çela artur terziu flamur gjuzi albrend qetka skerdi bello aldo dakovelli

Sondazh

Poll