Politike

Deklaratat e Metës e Berishës në mediat britanike, Rama: Llumi që s'duhen parë e jo më votuar

Rama shkruan se politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë llum.

7 Nëntor 2022, 13:08 Nga F.M
Deklaratat e Metës e Berishës në mediat britanike, Rama: Llumi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkua shqiptarëve që të mos votojnë për Opozitën e Bashkuar, duke i konsideruar ata, një hull që nuk u duhet hedhur as vështrimi e jo më tu besosh të ardhmen. Në një postim në rrjetet sociale, pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mediat britanike, Rama shkruan se politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë llum.

“Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!”- shkruan Rama.

Çfarë deklaruan Meta e Berisha?

Ilir Meta, në një prononcim për BBC tha se emigrimi i shqiptarëve ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama dhe nga mungesa e një shteti të drejtë.

“Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend. Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi. Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?”- tha Meta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se vendi ynë është kthyer në një rrezik të madh për Ballkanin dhe Europën. Berisha, në një prononcim për Daily Mail u shpreh se bosët e krimit janë vënë në dijeni se nën vëzhgim dhe ndaj largohen nga vendi.

“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë,”- tha ai.

edi rama shqiptaret ne britani ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll