Politike

Mbyllja e bojkotit universitar, Berisha: Mbështesim Sindikatën dhe çdo kauzë të drejtë

Berisha tha se PD do të mbështesë çdo organizatë që është duke mbrojtur një kauzë të drejtë

7 Nëntor 2022, 12:12 Nga f.g
Mbyllja e bojkotit universitar, Berisha: Mbështesim Sindikatën dhe
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti vendimin e Sindikatës së Pedagogëve që njoftuan sot përfundimin e bojkotit të mësimit dhe rikthimin në auditore. Berisha tha se PD do të mbështesë çdo organizatë që është duke mbrojtur një kauzë të drejtë. Në deklaratën e sotme para gazetarëve Berisha tha:

Mbështesim Sindikatën e Universiteteve të vendit. Garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së. Përshëndes Sindikatën e Universiteteve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar. Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën.

E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së. Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marr gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama.

Më herët, Sindikata njoftoi pas 3 javësh bojkot mësimi se do të rikthehet në auditore, dhe se do të vijojë të protestojë edhe pas nisjes së mësimit. Sander Kovaçi tha se greva e urisë u anulua momentalisht si opsion, duke i dhënë qeverisë kohë deri më shkurt, ndryshe do të ketë bojkotim të provimeve. Po ashtu ai ka paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e nesërme të poedagogëve, përball UPT-s. Sipas Kovaçit, ka pasur presione të jashtëzakonshme ndaj Sindikata vendosi vijimin e mësimit paralelisht me protestat që nuk do ndalën./Dosja.al

sali berisha protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll