Politike

Kokaina në Portin e Durrësit/ Berisha: Doli 6 muaj jashtë kontrolli, të gjitha autoritetet të përfshira në trafik droge

Kreu i PD-së shton se nga ana tjetër, pavarësisht situatës, kryeministri Edi Rama përpiqet të mbualojë situatën me ofendime. 

7 Nëntor 2022, 12:19 Nga F.M
Kokaina në Portin e Durrësit/ Berisha: Doli 6 muaj jashtë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe autoritetet e Portit të Durrësit si të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Referuar ngarkesave të zbuluara nga skaneri, më e fundit ajo në ngarkesat e BanaKing, Berisha thotë se Porti i Durrësit është lënë për 6 muaj jashtë kontrollit dhe se në të kanë zbarkuar tonelata me drogë që synojnë Evropën. Kreu i PD-së shton se nga ana tjetër, pavarësisht situatës, kryeministri Edi Rama përpiqet të mbualojë situatën me ofendime. 

Fjala e Berishës: 

Kriminele dhe kryekriminele është qeveria e Edi Ramës. Është vetë Edi Rama, ministrat dhe zyrtrët e tij. Të cilët arritën deri në atë shkallë sa të zhdukin çdo kontroll në kufijtë e vendit. Shihni çfarë ndodh në Portin e Durrësit. Për gjashtë muaj rresht, porti u la jashtë kontrollit. Zbarkuan tonelata kokainë. Ato shkuan drejt Europës. Tani pasi u alarmua e gjithë bota, tani janë dyndur. Në port, të gjithë autoritetet janë të përfshirë në trafikun e kokainës. Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në botë dhe Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordineri, me sulme dhe fjalor të një njeriu si ai.

sali berisha edi rama porti i durresit

Sondazh

Poll