Politike

Amnistia fiskale, Balla: Shqipërisë nuk i bën dot askush presion, por po punojmë për draftin me ndërkombëtarët

Balla tha se "Shqipërisë nuk i bëhet dot presion"

7 Nëntor 2022, 11:24 Nga f.g
Amnistia fiskale, Balla: Shqipërisë nuk i bën dot askush presion,
Taulant Balla, kryetar i grupit

TIRANE- Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi se qeveria nuk është tërheqhur nga drafti i kundërshtuar nga ndërkombëtarët në lidhje me amnistinë fiskale. Balla tha se "Shqipërisë nuk i bëhet dot presion" ndërsa shtoi se do të punojnë me ekspertët e BE që të dalin në një draft përfundimtar.

Taulant Balla: Shqipërisë dhe kuvendit nuk i bën dot askush presion. Nevoja për amnisti fiskale është çdo ditë e më e madhe. Kjo ka ndodhur në shumë vende te BE. Edhe Shqipëria, në kushtet e luftës na duhet të sigurojmë të ardhura shtesë. Përshëndes vendimin e Shqipërisë që ka përfshirë edhe taksën për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike.

Ne do të punojmë ngushtësisht me ekspertët më të mirë të BE Për të konsoliduar një draft final. Nuk ka presione, vetëm rekomandime. Një amnisti fiskale është domosdoshmëri për tu ndarë nga 30 vitet e tranzicionit dhe për t’i dhënë ekonomisë shqiptare fluks të ardhurash. Për ne mbetet prioritet në punën tonë, miratimi sa më shpejt të jetë i mundur pasi të kemi konsoliduar një  variant përfundimtar. I gjithë publiku duhet ta ketë në vëmendje, teksa përballemi me këtë situatë, e gjithë Evropa po ndjen kërcënimin e luftë./Dosja.al

taulant balla amnistia fiskale

Sondazh

Poll