Aktualitet

Burgosi gruan e fëmijët për 6 vite, Laçi: Kam ndjekur parimet e mia fetare, s'i dhunoja por i ruajta nga e keqja

Ai është shprehur se po e ruante familjen nga ‘e keqja’ duke ndekur parimet e tij fetare, por që nuk ka pasur dhunë në asnjë lloj momenti.

7 Nëntor 2022, 10:26 Nga F.M
Burgosi gruan e fëmijët për 6 vite, Laçi: Kam ndjekur
Xherxh Laçi

TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi, radikalisti 52-vjeçar që kishte burgosur gruan e dy fëmijët e tij për gjashtë vite rresht ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Laçi ka rrëfyer se bashkëshorten e dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç nuk i linte të dilnin nga shtëpia në mënyrë që ata të mos infektoheshin. Ai është shprehur se po e ruante familjen nga ‘e keqja’ duke ndekur parimet e tij fetare, por që nuk ka pasur dhunë në asnjë lloj momenti.

“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t'i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin", ka pohuar Laçi.

52-vjeç u vu në pranga një ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur për shkak të bindjeve radikale. Fqinjët e familjes Laçi treguan për mediat se nuk i kishin parë kurrë familjarët e Laçit, gruan e fëmijët që të dilnin nga shtëpia. Dy fëmijët e mitur nuk frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. Në banesë ata nuk kishin ujë, drita, televizor, dritaret i mbanin mbyllur. Furnizimi me ushqime bëhej nga vetë Laçi ose vëllai i gruas. Laçi ishte vënë në pranga në vitin 2013 pasi kishte terrorizuar lagjen me të shtëna me armë, por më vonë është liruar.

xherxh laci ngujohet familja ne tirane

Sondazh

Poll