Aktualitet

U aksidentua në SHBA / Shqiptari nuk u mbijeton plagëve marra, ndërron jetë në spital

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në New York dhe Marku nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. 

6 Nëntor 2022, 19:40 Nga a.l
U aksidentua në SHBA / Shqiptari nuk u mbijeton plagëve marra,
Petrit Marku

SHBA- Petrit Marku, ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Lezhë ka ndërruar jetë pas një aksidenti në SHBA, ku jetonte me bashkëshorten e tij dhe dy vajzat. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në New York dhe Marku nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. 

Sipas mediave të huaja, 51-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Ford” kur është përplasur me një kamion gjysmë rimorkio, e si pasojë të dy mjetet kanë rënë poshtë argjinaturës në të dy anët e autostradës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata Panshqiptare Vatra, në një njoftim në Facebook:

"Njoftim Mortor! Me Hidhërim Të Thellë Një Mik Shokë Dhe Patriot I Nderuar humbi Jetën në Një Akisdent Tragjik Në shtetin E Connecticut. Me Hidhërim të thellë Ju Njoftoj Petrit Marku Nga qyteti i Lezhë U Nda nga Jeta më 11/5/2022. Ai la pas dy Vajzat dhe bashkëshorten Onela. Në këto momente të vështira hidhërimi ndajmë dhimbjen me ju nga kjo humbje, dhe i ofrojmë familjes Ngushëllimet më të Sinqerta. Për Shërbimet e funeralit do ju njoftojmë në Vazhdim", njofton Federata Panshqiptare Vatra. 

Petrit Marku ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-20013./ Dosja.al

 

petrit marku aksident ne shba

Sondazh

Poll