Aktualitet

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Kujdes nga ata që iu kërkojnë para për të aplikuar…

Ambasada njofton se nuk ka asnjë pagesë që duhet të kryhet për të aplikuar për Lotarinë Amerikane, por është vetëm faqja zyrtare mënyra e vetme. 

6 Nëntor 2022, 19:27 Nga a.l
Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Kujdes nga
foto ilustruese

TIRANË- Dy ditë përpara mbylljes së aplikimeve, Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje të qytetarëve të bëjnë kujdes me personat që i kërkojnë t'i ndihmojnë për të kryer aplikimin për Lotarinë Amerikane.  Përmes një njoftimi, ambasada njofton se nuk ka asnjë pagesë që duhet të kryhet për të aplikuar për Lotarinë Amerikane, por është vetëm faqja zyrtare mënyra e vetme. 

Po aplikoni për Lotarinë Amerikane? Kini kujdes nga ata që kërkojnë para për t’ju ndihmuar. NUK KA pagesë për të aplikuar dhe dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 12:00 të mesditës. (Udhëzimet për aplikimin ndiqini këtu)/Dosja.al

lotaria amerikane ne shqiperi

Sondazh

Poll