Sport

Rekord i zi për sulmuesin e Torinos, dëmtohet dhe zëvendësohet pas 3 sekondash

Pietro Pellegri, sulmuesi i Torinos dëmtohet sërish. 21-vjeçari vetëm tre sekonda pas fillimit të ndeshjes kundër Bolonjës, rrëshqiti duke dëmtuar kyçin e këmbës.

6 Nëntor 2022, 13:46 Nga DOSJA

Rekord i zi për sulmuesin e Torinos, dëmtohet dhe

ITALI- Pietro Pellegri, sulmuesi i Torinos dëmtohet sërish. 21-vjeçari vetëm tre sekonda pas fillimit të ndeshjes kundër Bolonjës, rrëshqiti duke dëmtuar kyçin e këmbës. Ai u përpoq të shtrëngonte dhëmbët për të qëndruar në fushë por Juric u detyrua ta zëvendësonte. Një episod negativ në një moment të mirë për lojtarin, duke pasur parasysh 12 paraqitjet me 3 gola të shënuar.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi është dëmtuar shpesh. Më shtator të vitit 2018 një dëmtim në kofshë e mbajti jashtë fushave për 246 ditë. Gjithashtu te Milan në pjesën e parë të sezonit kaloi disa probleme me kyçin e këmbës.

E.Ç (Dosja.al)

pellegri torino

Sondazh

Poll