Sport

Kapiteni Neuer entuziazmon tifozët, gardiani i ‘mannschaftit’ gati për Botërorin

Pas katër javësh mungesë dhe 17 ditësh nga Gjermani-Japoni në Kupën e Botës (20 nëntor-18 dhjetor), portieri i bavarezëve u rikthye të shtunën në radhët Munichut, duke dëshmuar gjendje të mirë sportive, paçka se pësoi dy gola

6 Nëntor 2022, 11:53 Nga DOSJA

Kapiteni Neuer entuziazmon tifozët, gardiani i  ‘mannschaftit’

GJERMANI - Pas katër javësh mungesë, kapiteni Manuel Neuer u rikthye në portën e Bayern Munichut të shtunën në fushën e stadiumit olimpik në Berlin, teksa arritën një fitore kundër Herthas (3-2), që e lejoi skuadrën e Mynihut të kapte kreun e renditjes.

“Jam i lumtur që jam kthyer,- është shprehur kampioni i botës 2014 të dielën në faqen e klubit bavarez. - Do të isha i kënaqur me një lojë pa pësuar gol, por sigurisht që pati pak emocion për shikuesit. Jam përfshirë relativisht herët, sepse më thirrën shumë herët. Ende nuk jam në 100% tim”.

I dëmtuar në shpatullën e majtë dhe i munguar në shtatë ndeshjet e fundit (tre në Champions League, tre në kampionat dhe një në Kupën e Gjermanisë), Neuer u rikthye në fushë dhe një pjesë e vëmendjes, u përqendrua tek ai të shtunën pasdite. 

Një pritje e shkëlqyer me majë të gishtave në minutën e 27-të, i entuziazmoi dhe u dha besim të gjithë tifozët e Bayern për gjendjen e mirë të gardianit të ‘mannschaftit’,  pasi Kupa e Botës në Katar po afrohet me shpejtësi (ndeshja e parë e Gjermanisë më 23 nëntor kundër Japonisë).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll