Sport

Amador Bernabéu, gjyshi i Piqué: "Jam i emocionuar, por ai largohet si një zotëri i vërtetë! Barça është jeta dhe historia jonë”

Ish-zëvendëspresidenti i klubit ‘blaugrana’, pohoi se qendërmbrojtësi dhe nipi i tij nuk po largohet i lënduar nga Barcelona: “Njerëzit janë një gjë dhe tjetër është klubi”.

6 Nëntor 2022, 11:34 Nga DOSJA

Amador Bernabéu, gjyshi i Piqué: "Jam i emocionuar, por ai

SPANJE - Gerard Pique i tha lamtumirë ‘Camp Nou’, pas fitores së Barcelonës ndaj Almerías.  Qendërmbrojtësi jetoi duelin e tij të fundit me fanellën e Barçës, ndërkohë që gjyshi i tij, Amador Bernabéu, ish-zëvendëspresident i klubit, foli për këtë ngjarje për 'Carrusel Deportivo'.

Gjyshi i Gerard Piqué tha se ai kishte ndjenja kontradiktore pas ndeshjes së fundit të nipit të tij në ‘Camp Nou’: "Është një emocion shumë i madh dhe një trishtim shumë i madh, është një përzierje e ndjenjave negative dhe atyre pozitive. Pozitive për gjithçka që ka bërë Gerard kaq shumë, ka qenë një fund që nuk e prisnim. Gjërat, ndonjëherë janë të detyruara, e kam parë shumë të lumtur dhe negative, sepse është në gjendje të vazhdojë”.

Ai pranon se lamtumira e nipit nuk ka qenë e lehtë për të, por është krenar: “Jam i emocionuar, po, sepse u bënë shumë vite që e kam marrë në këtë shtëpi, kam jetuar gjithë historinë e tij, prandaj janë momentet e dashurisë që kujtohen Ai largohet si një zotëri, si ai që është në të vërtetë. Kushdo që nuk e njeh plotësisht nuk ka të drejtë ta kritikojë atë."

Gjyshi i Piqué e pranon që qendërmbrojtësi nuk është në gjendje të pranojë të jetë zëvendësues dhe kjo ka të bëjë shumë me tërheqjen e tij: “Ai largohet me nxitim sepse, për shkak të personalitetit, pas kaq vitesh ai nuk është mësuar të jetë në stol. Çfarëdo që të thuhet, ai ka treguar deri në minutën e fundit se mund të luajë. Është një çështje sportive dhe duhet ta pranosh, më duket shumë mirë dhe korrekte, por deri këtu”.

I pyetur nëse Gerard Pique largohet nga Barcelona i lënduar, Amador theksoi: "Jo, Gerard Pique nuk do të largohej kurrë i lënduar nga Barcelona. Ai është nga Barça, pasi ne, jemi e gjithë familja, jemi culés gjithë jetën tonë, Barça është jeta dhe historia jonë. Nuk do të largohet kurrë i lënduar nga Barcelona, njerëzit ​janë ​një gjë dhe tjetër gjë është klubi”. Ai u pyet gjithashtu, nëse Laporta mund të kishte bërë diçka më të mirë për këtë çështje, por ai iu shmang përgjigjes: "Oh jo, nuk do të hyj në atë fushë. Nuk po jap emra".

Në ditën e lamtumirës së tij në ‘Camp Nou’, gjyshi i Piqué u fokusua në të ardhmen me të cilën përballet Pique dhe kjo e bën atë veçanërisht të emocionuar: "Vizioni i tij është dhe do të jetë Andorra sepse ai është shumë i emocionuar. Shpresa e tij më e madhe është që Andorra të ngjitet në vendin e parë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll