Sport

Dëmtohet kanadezi Alphonso Davies, prania e tij në Botëror kompromentohet...

Lojtari i Bayern Munichut, në ndeshjen kundër Herthës, është dëmtuar, duke rrezikuar praninë e tij në finalet e Katarit.

6 Nëntor 2022, 12:51 Nga DOSJA

Dëmtohet kanadezi Alphonso Davies, prania e tij në Botëror

GJERMANI - Anësori i ri mëngjarash i Bayern Munichut u desh të zëvendësohej në ndeshjen kundër Herthas në stadiumin Olimpik të Berlinit për shkak të një dëmtimi muskulor, disa ditë para fillimit të Kupës së Botës .

Në minutën e 64-t, Davies u zëvendësua nga Lucas Hernández, për shkak të një dëmtimi muskulor. Më vonë, pas ndeshjes, trajneri bavarez në një konferencë për shtyp, njoftoi se Davies kishte pësuar një çarje muskulore.

Nagelsmann , pasi foli për problemet teknik të skuadrës, konfirmoi se bëhet fjalë për një dëmtim të madh dhe se pjesëmarrja e anësorit të kombëtares së Kanadasë në Botërorin e ardhshëm në Katar, që mbahet pas 17 ditësh, është në rrezik.

Skuadra kanadeze, nëse kjo diagnozë e parë mjekësore është e vërtetë, nuk do të mund të llogarisë më lojtarin e krahut të majtë, pasi këputja e muskujve kur kanë mbetur kaq pak ditë, vështirë se mund të rikuperohet 100%. Kësisoj pjesëmarrja e tij në Botëror duket se në çdo rast është tashmë në rrezik.

Dëmtohet kanadezi Alphonso Davies, prania e tij në Botëror

Në vetëm thuajse dy javë nga filloi i Kupës së Botës, më 23 nëntor Kanadaja do të përballet me Belgjikën dhe më pas me Kroacinë dhe Marokun në Grupin F, në paraqitjen e saj të parë në Kupën e Botës në 32 vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll