Aktualitet

Përplasi për vdekje 70-vjeçarin në Fier, policia arreston pas 4 ditësh autorin e mjetit 'Benz' (NJOFTIMI)

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ferras, ku mjeti e ka përplasur duke e lënë të vdekur 70-vjeçarin.

6 Nëntor 2022, 10:38 Nga A.B
Përplasi për vdekje 70-vjeçarin në Fier, policia arreston
Policia

FIER- Aksidenti i katër ditëve më parë në aksin rrugor 'Fier-Vlorë', është zbardhur. Forcat blu kanë bërë të ditur se është vënë në pranga autori i cili përplasi me mjetin 'Benz', 70-vjeçarin, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ai u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes së të moshuarit, mirëpo u vu sot në pranga. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi në datën 02.11.2022, në aksin rrugor "Fier-Vlorë". Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. S. dhe më pas u largua nga vendngjarja. Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja. Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aksidenti i rëndë ndodhi në datë 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras. Personi me inicialet S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit 'Benz' u largua nga vendi i ngjarjes.

aksident ne fier policia fier fier

Sondazh

Poll