Aktualitet

Operacion në klubet e natës në Itali, zbulohet 'baza' e prostitucionit, punonin shqiptare dhe ukrainase

6 Nëntor 2022, 10:15 Nga A.B
Operacion në klubet e natës në Itali, zbulohet 'baza' e
Policia

ITALI- Operacion blitz në disa clube nate në Itali. Policia ka vënë në pranga 73 persona, mes tyre punëtorë dhe klientë të clubit. Ky është bilanci pas kontrolleve në 4 dhoma dhe në një strukturë receptive në provincën e Chieti.

Agjentët e ekipit celular të komisariatit të Chieti kryen kontrolle për të luftuar fenomenin e punës së paligjshme dhe shfrytëzimin e emigrantëve, duke iu referuar veçanërisht shfrytëzimit të prostitucionit, shfrytëzimit seksual, mashtrimit të sigurimeve shoqërore dhe lypjes së detyruar si dhe forma të tjera të punës së jashtëligjshme.

Brenda lokaleve të natës u gjetën 34 vajza të huaja, të ardhura nga: Ukraina, Shqipëria dhe Rusia. U kontatua se punësimi i personelit që nuk ishte kryer në përputhje me rregullat e punës. Mes klientëve që u ndaluan nga policia, u zbulua se njëri prej tyre ishte 80-vjeç.

Policia ka vendosur sekuestro dhe mbyllje të clubit të natës./Burimi: ultimadalweb

prostitucion ne itali itali

Sondazh

Poll