Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar, banorët: Po na prishen banesat, deputetët janë vampira, Bashkia Vorë si ping-pong

Një prej qytetarëve është shprehur se projekti është ndryshuar disa herë e se nuk është bërë aspak transparencë. 

6 Nëntor 2022, 10:25 Nga A.B
Projekti Thumanë-Kashar, banorët: Po na prishen banesat,
Banoret

TIRANË- Banorët e zonës së Bërxullës, kanë dalë ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e projektit Thumanë-Kashar. Një prej qytetarëve është shprehur se projekti është ndryshuar disa herë e se nuk është bërë aspak transparencë. 

'Nuk firmosim asnjë kontratë. Projekti ka ndryshuar disa herë. Projekti është bërë pa asnjë transparencë.

Mos e shisni veten për 500 mijë lekë. Dhe unë kam qënë dikushi dikur. Po na vjedhin. Nga kryebashkiaku, te deputetë te ministra, sa herë kanë ardhur për të na kërkua vota. I kemi të gjitha me data se sa investim është bërë. Të gjithë e dimë sesa funksionin se kam qënë më lart se ju. 

Në kohën kur kam qënë administrator, unë e bëja publike, mblidhja banorët, bëja seminare. Kurse tani as projekt nuk dimë, dhe asgjë. Këta e bëjnë se janë vampira deputetë, asnjë konsultim. Dhe kryetari i Bashkisë ka bërë shkelje. Asnjë gjë nuk është bërë. 

Kanë ardhur dy deputetë. Nuk kemi mbështetje as nga politika, as nga Veliaj dhe as nga policia. Kryetari i bashkisë vorë është ping pong, kur ta marrin vesh kur është do jetë shumë vonë. Nuk kam ardhur këtu për të ndalu qarkullimin, po të më vejë piketën të shpia që do shembet nuk e lejoj, më vjen dhe administratori si buf dhe më thotë do ta shembim shtëpinë.'- shprehet një nga banorët.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

proteste ne berxulle

Sondazh

Poll