Aktualitet

Plagosi prindërit e ish-gruas! Arrestohet në SHBA Lulëzim Sinaj, ekstradohet në Shqipëri

Plagosi vjehrrin dhe vjehrrën në 2017, ekstradohet nga SHBA, Lulëzim Sinaj.

6 Nëntor 2022, 09:25 Nga A.B
Plagosi prindërit e ish-gruas! Arrestohet në SHBA Lulëzim Sinaj,
Lulezim Sinaj

TIRANË- Lulëzim Sinaj është arrestuar nga policia. 40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi plagosi me armë zjarri prindërit e ish-bashkëshortes, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017 në Ballsh. 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol ëashington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i Sinajt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u finalizuar me ekstradimin drej vendit tonë.

Plagosja ndodhi më datë 12.03.2017. Më 13 mars 2017, Lulzim Sinaj pas divorcit me gruan e tij, plagosi me armë zjarri prindërit e ish-bashkëshortes, Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj. Gruaja mori 2 plumba, ndërsa burri 3 plumba në trup. Sinaj kishte jetuar me bashkëshorten e tij prej disa kohësh (5 vite) në Amerikë.

Por në vitin 2016 çifti ishte kthyer në Shqipëri. Pas kthimit, mes tyre kanë nisur edhe konfliktet e mosmarrëveshjet që çuan në divorc. Në atë kohë dhëndri kishte akuzuar prindërit e ish-bashkëshortes si shkaktarët që kishin bindur të bijën për t’i dhënë fund martesës. Natën e plagosjes, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur trokiti në derën e ish-vjehrrit të tij. Mes tyre pati fillimisht një debat dhe më pas Sinaj nxori armën duke qëlluar fillimisht ish-vjehrrin e më pas edhe bashkëshorten e këtij të fundit. Plumbave i shpëtoi ish-bashkëshortja, e cila dha alarmin duke kërkuar ndihmën e fqinjëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Washington, USA, në koordinim nga DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë e mundur kapja në SHBA dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i një shtetasi të dënuar me 25 vjet burgim. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Neë York, USA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Lulëzim Sinaj, 40 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij). Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol ëashington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u finalizuar me ekstradimin drej vendit tonë. Falënderojmë ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për koordinimin dhe ndërlidhjen mes Interpol Tirana dhe agjencive ligjzbatuese përgjegjëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

lulezim sinaj

Sondazh

Poll