Aktualitet

'Themeluesi', hidhet në treg libri për Ismail Qemalin, biografia e patreguar e figurës kombëtare

Libri “Themeluesi”, i shkruar nga studiuesi Evarist Beqiri, vjen si një nevojë dhe si një domosdoshmëri për të riafirmuar Ismail Qemalin dhe kombin shqiptar. Një komb ka nevojë për riafirmime të herëpasherëshme dhe ky libër për Ismail Qemalin tregon se ai është një popull që do të riafirmohet si komb dhe do ta arrij këtë gjë padyshim.”

6 Nëntor 2022, 08:59 Nga A.B
'Themeluesi', hidhet në treg libri për Ismail Qemalin,
Libri

TIRANË- Është hedhur botimi i plotë për historinë e lidershipit të Ismail Qemalit. Ismail Qemal Vlora përgjatë gjithë jetës u shqua si një lider i shkëlqyer. Një njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili besonte në atë që predikonte dhe në atë që bënte. Ai kërkonte që t’i bindte dhe motivonte të tjerët dhe jo t’i detyronte ata drejt realizimit të synimeve të përbashkëta. Këto dhe më shumë detaje që askush nuk i dinte, janë pasqyruar në librin me autor Evarist Beqiri.

Autori e ka analizuar figurën e “Atit të Kombit” tonë nga këndvështrimi i lidershipit, një metodë e re studimi që realizohet për herë të parë në lidhje me figurën e Ismail Qemalit.

'Themeluesi', hidhet në treg libri për Ismail Qemalin,

Libri “Themeluesi”, i shkruar nga studiuesi Evarist Beqiri, vjen si një nevojë dhe si një domosdoshmëri për të riafirmuar Ismail Qemalin dhe kombin shqiptar. Një komb ka nevojë për riafirmime të herëpasherëshme dhe ky libër për Ismail Qemalin tregon se ai është një popull që do të riafirmohet si komb dhe do ta arrij këtë gjë padyshim.”

Autori e trajton figurën e Ismail Qemalit si lider. Autori ka mbledhur të dhëna të shumta, të rralla e shumë të vyera për këtë figurë të ndritur të historisë tonë kombëtare. Libri na përcjell me shumë vërtetësi ndikimin që historia familjare ka pasur në formimin e karakterit të tij si Prijës i ardhshëm i Kombit, si dhe ka analizuar edhe rrugëtimin e Ismail Qemalit si nëpunës i lartë në administratën e Perandorisë Osmane, gjatë të cilit ai kishte dëshmuar se zotëronte tipare e aftësi prej Lideri.

AUTORI: Evarist Beqiri u lind më 25 shtator 1982, në Vlorë. Në vitin 2007 diplomohet “Jurist” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Po aty në vitin 2011, kreu studimet Master i Nivelit të Dytë. Në vitin 2017, fiton gradën shkencore “Doktor” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Prej 14 vitesh shërben në administratën publike shqiptare në fushën e sigurisë kombëtare. Ka kontribuar si lektor në një sërë trajnimesh për sigurinë kombëtare, organizuar nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Njëkohësisht prej vitesh Evarist Beqiri është lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në lëndën: E Drejta Kushtetuese; dhe në Universitetin “Luarasi”, Fakulteti i Ekonomisë, në lëndën: Lidershipi. Ka botuar gjithashtu një parathënie origjinale në librin e përkthyer po prej tij “Lidershipi i John F. Kennedy” (2013).

INTERVISTA E PLOTË ME AUTORIN:

PYETJA: Si lindi ideja për këtë libër?

Ideja lindi nisur nga boshllëku që ekziston në studimet për lidershipin në gjuhën shqipe dhe si një domosdoshmëri për të studiuar figurën e Ismail Qemal Vlorës në aspektin e lidershipit. Modeli i lidershipit të tij është i dobishëm për t’u njohur nga të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata.

PYETJA:Për çfarë flet libri?

Libri i përket zhanrit biznes/lidership dhe ofron një qasje që nuk është realizuar ndonjëherë më parë në Shqipëri për asnjë figurë historike. Ai i shikon gjërat nën prizmin e koncepteve të lidershipit, duke iu mëshuar fakteve dhe rrethanave historike në të cilat veproi Ismail Qemal Vlora.

PYETJA: Pse vjen në këtë moment?

Libri publikohet qëllimisht tani si një ogur i mirë në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne si shoqëri vuajmë për modele të mira dhe e kemi të nevojshme për t’i edukuar të rinjtë me modele dhe shembuj të këtij kalibri.

PYETJA: Cila është e veçanta që libri ka për figurën e Ismail Qemalit?

Ne historiografinë tonë figura e Ismail Qemalit është trajtuar, shpesh e cunguar dhe me ftohtësi. Libri e trajton figurën e tij në të gjitha dimensionet dhe me të gjitha ngjyresat e saj.

PYETJA:- Kujt i drejtohet libri? Përse ka kaq vlerë që njerëzit dhe studiuesit ta lexojnë?

Libri iu drejtohet të gjitha kategorive të lexuesve, akademikëve, studiuesve, studentëve, komunitetit të biznesit, politikanëve, shqiptarëve të thjeshtë dhe sidomos të rinjve. Figura e Ismail Qemal Vlorës është pjesë ADN-së së identitetit tonë kombëtar, prandaj është e domosdoshme që figura e tij të njihet në të gjitha përmasat e saj.

PYETJA:- A e ndryshon libri rrjedhën e perceptimit që ne kemi për këtë figurë?

Libri është befasues në këtë aspekt, pasi siç e thashë, ai sjell një këndvështrim krejt origjinal për figurën dhe për veprën e Ismail Qemalit. Ky libër është një vlerë e shtuar në botimet shqip.

PYETJA- Sa libra keni botuar, na flisni pak për eksperiencën tuaj me librin?

Për mua kjo është eksperienca e parë si autor i një libri të këtyre përmasave. Ndërkohë, në vitin 2013, kam shkruar parathënien dhe kam përkthyer në gjuhën shqipe librin “Lidershipi i John F. Kennedy”. Kam pasur më parë eksperienca në shkrimin e punimeve shkencore, në punën time si pedagog.

PYETJA- Cilat janë pritshmëritë tuaja pas botimit të këtij libri?

Shpresoj që libri të lexohet sa më tepër dhe të ngjalli sa më shumë debate dhe diskutime tek publiku i gjerë. Uroj që libri të jetë veçanërisht i vlefshëm për të rinjtë dhe studentët, pavarësisht fushës së studimeve të tyre.

 

evarist beqiri ismail qemali

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll