Bota

Lista serbe mban sot tubim në Mitrovicë, Rakiç i vendos dy kushte Kurtit për tu rikthyer në qeveri

Në njoftimin e dhënë ditën e djeshme thuhet se ky tublim është një mesazh jo vetëm për Kosovën por dhe për Europën në mënyrë që ti tregohet se vendi i tyre është Serbia dhe presidenti i tyre është Aleksandër Vuçiç.

6 Nëntor 2022, 08:19 Nga d.a.
Lista serbe mban sot tubim në Mitrovicë, Rakiç i vendos dy
Rakiç

KOSOVË- Lista Serbe do të organizojë ditën e sotme një tubim në veri të Mitrovicës ku në njoftimin e partisë thuhet se kjo po bëhet për të treguar “se sa shumë e duan Serbinë”, ndërkohë që i bëjnë thirrje të gjithë serbëve që të vendosin flamurin e tyre në ballkonet dhe dritare e shtëpive.

Në njoftimin e dhënë ditën e djeshme thuhet se ky tublim është një mesazh jo vetëm për Kosovën por dhe për Europën në mënyrë që ti tregohet se vendi i tyre është Serbia dhe presidenti i tyre është Aleksandër Vuçiç.

“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka njoftuar se ka dy kushte për kryeministrin Albin Kurti në mënyrë që të kthehen në institucionet e Kosovës, e para që ai të tërheq vendimin për targat dhe e dyta që të nisi formimin  Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel.

“Kjo konkretisht do të thotë, derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, ka deklaruar Rakiç.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

tensione në veri të kosovës dorehiqet lista serbe goran rakiç

Sondazh

Poll