Bota

Ish-ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, Gërvalla: Plani i tij i ngjashëm me të Putinit për Ukrainën

Në njoftim, Gërvalla theksoi se mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Republikës së Kosovës në Serbi është një recetë për luftë.

5 Nëntor 2022, 22:17 Nga I.A
Ish-ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, Gërvalla: Plani i
Vuk Jeremiç

KOSOVË- Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka konfirmuar raportimet se sot i është ndaluar hyrja në Kosovë kryetarit të Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç, i cili, sipas njoftimit të partisë, ishte nisur për në Graçanicë ku po mbahet Kuvendi i Komitetit Krahinor të Partisë Popullore. Në njoftim, Gërvalla theksoi se mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Republikës së Kosovës në Serbi është një recetë për luftë.

“MPJD e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të ish-MPJ të Serbisë Jeremiç. Mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur dhe sovrane në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për Ukrainën – është një recetë për luftë. Kosova nuk do të tolerojë urrejtje dhe agresivitet ndaj një shteti evropian paqësor e demokratik”, shkroi ajo në Twitter.

Për mos-lejimin e Jeremiçit në Kosovë, ka reaguar dhe vetë partia e tij. Në një njoftim për media, kjo parti thotë se makina ku ndodhej ai është ndaluar në kufi për më shumë se dy orë nga autoritet e Kosovës, pas së cilës Jeremiçit i është shqiptuar ndalimi i hyrjes.

“Partia Popullore është një nga organizatat e pakta politike në Serbi që guxoi të formonte një Komitet Krahinor real dhe funksional në Kosovë. Politika jonë është e qartë: Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë. Kthimi i administratës provinciale në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë duhet të jetë synimi afatgjatë i çdo qeverie të përgjegjshme, sado e vështirë të duket në dritën e rrethanave aktuale. Duhet pasur parasysh se edhe rrethanat historike në të cilat u gjend populli serb ishin dukshëm më të vështira, si dhe se marrëdhëniet në botë janë subjekt i ndryshimit”, thuhet në komunikatë.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

donika gërvalla vuk jeremiç tensione në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll