Bota

Eurodeputeti austriak pyet Vuçiç: Pse po e kërcënoni Kosovën?

Me anë të një postimi në Twitter, Mandl e ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiqi se pse po e kërcënon fqinjin e tij, Kosovën

5 Nëntor 2022, 22:11 Nga I.A
Eurodeputeti austriak pyet Vuçiç: Pse po e kërcënoni
Lukas Mandl

AUSTRI- Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, pasi serbët u deklaruan se do të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Mandl e ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiqi se pse po e kërcënon fqinjin e tij, Kosovën.

“Pse gjithmonë eskalim, shkatërrim, president Vuçiq? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi? Pse kërcënoni fqinjin tuaj herë pas here? A nuk keni absolutisht asnjë njohuri për mësimet nga historia? #Serbi #Kosovë #Evropë”, ka shkruar Mandl.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

lukas mandl dorehiqet lista serbe tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll