Bota

Vdes në moshën 34-vjeçare Aaron Carter, vëllai i yllit të “Backstreet Boys” gjendet i pajetë në vaskë

Ai publikoi albumin e tij të parë në 1997, ndërsa u shfaq gjithashtu në një serial.

6 Nëntor 2022, 07:14 Nga A.B
Vdes në moshën 34-vjeçare Aaron Carter, vëllai i yllit
Aaron Carter

SHBA- Aaron Carter, ish-këngëtari dhe vëllai më i vogël i Nick Carter nga Backstreet Boys, ka vdekur në moshën 34-vjeçare. Policia e Los Anxhelosit u thirr në rezidencën e tij në orën 11 të mëngjesit ditën e djeshme. Ai u gjet i vdekur në vaskën e tij.

Autoritetet nuk thanë se cili ishte shkaku i vdekjes, ndërsa ishte familja ajo e cila lajmëroi për ngjarjen e rëndë.

Ai u bë i njohur me këngët pop, përpara se të nxirrte albumin e tij të parë në vitin 1997. Albumi i tij i pestë në karrierë u publikua në vitin 2018. Carter, ishte i njohur edhe për rolet e tij në televizion si "Lizzie McGuire" në Disney Channel dhe "7th Heaven".

Në vitin 2017, ai zbuloi se ishte biseksual. Carter ka folur hapur për luftën e tij me depresionin, ankthin dhe skizofreninë. Ai la pas një djalë 11 muajsh.

aaron carter vdes aaron carter

Sondazh

Poll