Bota

Washington Post: SHBA po ushtron presion mbi Zelenskyy-n, mos të përjashtojë bisedimet me Putin

Shtëpia e Bardhë nuk synon një samit me Moskën, por të "zbusë" gjykimin e aleatëve për qeverinë e Kievit.

6 Nëntor 2022, 08:23 Nga A.B
Washington Post: SHBA po ushtron presion mbi Zelenskyy-n, mos të
Putin dhe Zelenskyy

SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-t, që të "tregojë një sinjal hapjeje" drejt fillimit të një negociate paqësore me Rusinë, në vend që të refuzojë të negociojë për sa kohë që Presidenti Vladimir Putin mbetet në detyrë. 'The Washington Post' shkruan se lajmi vjen pak ditë pas episodit të acarimit të Joe Biden ndaj Zelenskyy-t për një kërkesë të re për ndihmë ushtarake.

Washington Post në artikull shkruan se propozimi i administratës Biden "nuk synon të shtyjë Kievin për të negociuar, por përkundrazi t'i garantojë Ukrainës mbështetjen e vendeve të tjera, qeveritë e të cilave janë të kujdesshme për mundësinë e financimit të një konflikti. Lajmi vjen një ditë pasi Pentagoni miratoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën. Por në të njëjtën kohë Zelenskyy kishte njoftuar se do të refuzonte të merrte pjesë në G20-ën e radhës në Indonezi nëse edhe Putini do të kishte qenë atje.

Sipas burimeve, autoritetet amerikane janë dakord me Kievin se Rusia "aktualisht synon të negociojë seriozisht". 

Megjithatë, refuzimi i Zelenskyyt për të negociuar me Putinin do të kishte "ngritur shqetësime në pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine", ku lufta ka ndikime të rëndësishme në koston e benzinës dhe ushqimit. 

vladimir putin volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll