Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak: Jam dakord me qëndrimin e NATO-s

Lajcak përmes një postimi në Twitter e falënderoi Geoana për koordinimin e shkëlqyer mes BE’së dhe NATO’s.

5 Nëntor 2022, 22:40 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak: Jam dakord me
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se është plotësisht dakord me zëvendës/sekretarin e NATO’s, Mircea Geoana, lidhur me deklarimin e këtij të fundit se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës. Lajcak përmes një postimi në Twitter e falënderoi Geoana për koordinimin e shkëlqyer mes BE’së dhe NATO’s.

Postimi i Plotë:

“Plotësisht dakord me Geoana. Faleminderit për koordinimin e shkëlqyer të Evropës dhe NATO’s, – si me lidershipin në nivelin më të lartë ashtu edhe KFOR’it në terren”.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

miroslav lajçak mircea geoana tensione në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll