Art&Argëtim

Episodi i dhimbshëm i Selena Gomez, këngëtarja shpërthen në lot nga sëmundja: Më dhemb gjithë trupi

Ajo komunikon më pas me mjekun e saj, që e informon se dhimbja vjen nga një mbivendosje e Lupusit dhe Miozitit, që i shkakton dhimbje dhe dobësim të muskujve.

4 Nëntor 2022, 22:16 Nga F.M
Episodi i dhimbshëm i Selena Gomez, këngëtarja shpërthen
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja Selena Gomez ka rrëfyer një episod që tregon betejën e saj të vazhdueshme me sëmundjen e Lupusit. Në një pjesë të dokumentarit të ri të Apple TV+, “My Mind & Me”, teksa shpërthen në lot kur flet për sëmundjen e saj autoimune, Sel shihet teksa shpërthen në lot.

“Nuk e kam ndjerë që kur isha më e re. Tani thjesht dhemb. Sikur, në mëngjes kur zgjohem, menjëherë filloj të qaj se më dhemb, gjithçka. Unë mendoj se e kaluara ime dhe gabimet e mia, janë ato që më shtyjnë në depression,”- thotë këngëtarja.

Ajo komunikon më pas me mjekun e saj, që e informon se dhimbja vjen nga një mbivendosje e Lupusit dhe Miozitit, që i shkakton dhimbje dhe dobësim të muskujve.

“Unë thjesht ndihem gjithmonë më mirë kur kam përgjigje. Janë rreth katër orë, pesë orë dhimbje,”- thotë ajo.

Gomez shihet më pas teksa merr një medicament për tu qetësuar. Selena është diagnostikuar prej vitesh me këtë sëmundje. Këtë gjë, ajo e zbuloi publikisht në vitin 2014 dhe iu nënshtrua kimioterapisë.

selena gomez

Sondazh

Poll