Sport

Mesazhi i Sergio Ramos për ... armikun-mikun Pique pas largimit nga futbolli: "Geri, do ta them në dialektin andaluzian"

Është e vështirë të gjesh një marrëdhënie mes dy lojtarëve si Gerard Pique dhe Sergio Ramos. Kur bëhet fjalë për historinë e klubit, të dy kanë qenë rivalë të hidhur.

4 Nëntor 2022, 19:48 Nga DOSJA

Mesazhi i Sergio Ramos për ... armikun-mikun Pique pas largimit nga

SPANJË- Është e vështirë të gjesh një marrëdhënie mes dy lojtarëve si Gerard Pique dhe Sergio Ramos. Kur bëhet fjalë për historinë e klubit, të dy kanë qenë rivalë të hidhur. Në të vërtetë, ishin, sepse 15 vjet përplasje me Barcelonën dhe Real Madrid kanë lënë gjurmën e tyre. Nuk kanë munguar asnjëherë përplasjet fizike në fushë, por edhe polemika në shtyp.

Por ka edhe anën tjetër të medaljes, pasi karriera e të dyve ka kaluar edhe me fanellën e Spanjës. Dhe aty Pique dhe Ramos krijuan një dyshe që ka pasur rezultatet e veta, duke qenë se së bashku fituan Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Europian 2012. Pra, mes dy yjeve të futbollit iberik është plotësisht një marrëdhënie ...armiq-miq. Dhe nuk është për t'u habitur që në njoftimin e lamtumirë së Pique, një nga reagimet më të rëndësishme ishte ai i Sergio Ramos.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain përdori Twitter-in, me një mesazh sa të shkurtër aq edhe ngacmues: "" Geri, do ta them në dialektin andaluzian: askush nuk mund t'i largojë momentet e mira që kam kaluar! Gëzoje jetën tënde!". Foto e shoqëruar të dy me fanellën e Spanjës.

E.Ç (Dosja.al)

ramos pique

Sondazh

Poll