Sport

Futbolli gjerman sërish në shok: 19-vjeçari Mbuyi-Muamba, i prekur nga leuçemia…

Futbollisti i ri i Hoffenheim (19), i cili u transferua në Gjermani në vitin 2021, mësohet se ka leuçemi, siç u bë e ditur nga klubi gjerman nëpërmjet një deklaratë në kanalet e tij zyrtare.

4 Nëntor 2022, 18:58 Nga DOSJA

Futbolli gjerman sërish në shok: 19-vjeçari Mbuyi-Muamba, i

GJERMANI - Një tjetër futbollist zbuloi se kishte kancer në Gjermani. Pas Haller dhe Boetius (që fatmirësisht tashmë është rikthyer në fushë), Hubert Mbuyi-Muamba  detyrohet të ndërpresë përkohësisht karrierën e tij profesionale. 

Futbollisti i ri i Hoffenheim (19), i cili u stërvit te Paris Saint-Germain dhe u transferua në Gjermani në vitin 2021, mësohet se është prekur nga leuçemia, siç u bë e ditur nga klubi gjerman nëpërmjet një deklaratë në kanalet e tij zyrtare. 

"Ne jemi të gjithë me ju! Lojtari ynë U-23, Hubert Mbuyi-Muamba mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga leucemia. Ai është në Francë për trajtim. Ju dëshirojmë shumë forcë, Hubert,"- shkruan klubi gjerman i Hoffenheimit.

Futbolli gjerman sërish në shok: 19-vjeçari Mbuyi-Muamba, i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll