Sport

Juventus ekspozohet pa mëshirë në një video virale, ndryshimi i stërvitjes me PSG është i turpshëm (video)

Juventus nuk u kualifikua në fazën eliminatore të Champions League pas nëntë vitesh.

4 Nëntor 2022, 19:12 Nga DOSJA

Juventus ekspozohet pa mëshirë në një video virale,

ITALI- Juventus nuk u kualifikua në fazën eliminatore të Champions League pas nëntë vitesh. Në rrjetet sociale nuk mungojnë ngacmimet ndaj bardhezinjve dhe orët e fundit po diskutohet për një video që krahason nxehmjen e lojtarëve të Juventusit me atë të PSG para fillimit të ndeshjes.

Videoja u bë menjëherë virale: dy skuadrat janë filmuar në një fazë klasike të nxehjes para ndeshjes. Në video, fillimisht shfaqet stërvitja e Juves: shumë konfuzion dhe disa gabime nga ana e bardhezinjve, të cilët duket se nuk dinë çfarë të bëjnë dhe përplasen me njëri-tjetrin.

Më pas krahasojmë stërvitjen e Messit, Mbappes, Verrattit dhe kampionëve të tjerë: shumë shpejtësi, rregull dhe prekje të topit vetëm një herë. Videoja ndezi menjëherë debatin mes tifozëve për cilësinë e skuadrës së Allegrit.

E.Ç (Dosja.al)

juventus psg

Sondazh

Poll